Tre persona të panjohur, njëri prej tyre me armë në brez, kanë sulmuar një viktimë në Gjilan.
Viktima ka raportuar në polici se të panjohurit i kanë grbaitur portofolin me 200 euro para të gatshme, si dhe telefonin.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21Ë45, në rrugën “Ali Huruglica”, shkruan Indeksonline.
Sipas viktimës, personat në fjalë janë larguar në drejtim të panjohur.
“Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan” bëhet e ditur në raportin policor.
Rasti i iniciuar si “Grabitje” është duke u hetuar.