LajmeNdërkombëtare

Sulmohet edhe anija e dytë në Ngushticën e Hormuzit

Qendra e Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) ka bërë të ditur se një anije e dytë është sulmuar në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas UKMTO-së, një anije mallrash që po largohej nga zona ka raportuar se është sulmuar me armë zjarri rreth tetë milje detare në perëndim të Iranit dhe aktualisht ka ndaluar lëvizjen në ujë.

Nuk raportohet për dëme dhe ekuipazhi është i sigurt dhe i gjithi i evidentuar.

Në njoftim thuhet se në zonën e Ngushticës së Hormuzit ka nivel të lartë aktiviteti dhe u bëhet thirrje të gjitha anijeve të raportojnë çdo lëvizje të dyshimtë.

Ky zhvillim vjen pas një sulmi ndaj një anijeje kontejnerësh, rreth 15 milje detare në verilindje të Omanit, nga një mjet i armatosur i Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC), i cili, sipas UKMTO-së, ka shkaktuar dëme të mëdha në pjesën komanduese të anijes.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button