Lajme

Sulmohet dhe kërcënohet me jetë Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë

Sot në Gjakovë është sulmuar fizikisht dhe është kërcënuar me jetë, Drejtoresha e Arsimit, Eranda Kumnova Baçi.

Personi që e ka sulmuar është një ish-punonjëse e qerdhës “Ganimete Terbeshi” e cila edhe me herët ka qenë disa herë e arrestuar për sulm ndaj drejtoreshës Kumnova-Baçi. Kryesja e veprës është e diagnostikuar me sëmundje mendore.

Në një prononcim për TV Syri, Drejtoresha Kumnova-Baçi ka thënë se “tash e sa kohe e kam të vështirësuar jetën personale dhe atë të zyrtarit publik pasi personi në fjalë më ka sulmuar disa herë në vendin e punës dhe në ambiente private”


“Iu bëj thirrje organeve përgjegjese që përmes vendimeve të merituara gjyqësore të ma mundësojne lirshëm ushtrimin e funksionit te zyrtarit publik dhe të më sigurojnë lëvizjen e lirë për mua dhe familjen time”, ka shtuar Kumnova-Baçi.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button