Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se i janë sulmuar disa llogari zyrtare në rrjetin social në Instagram.
Në njoftimin e bërë në Facebook, kjo parti thotë se u sulmua llogaria e Lumir Abdixhikut, e Doarsa Kica Xhelilit, Paris Gurit si dhe të disa kandidatëve të tjerë për deputetë.
Lidhur me këtë, LDK-ja ka ndërmarrë masa të menjëhershme.
“Mbrëmë vonë kemi informuar zyrtarit Meta-n për këtë aktivitet të pazakontë, duke ofruar të gjitha detajet e nevojshme dhe duke kërkuar mbështetjen e tyre për të adresuar çështjen”, thotë LDK-ja.
Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të kësaj partie: