Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sulmi terrorist në veri, Berisha: Duhet hetim ndërkombëtar, Vuçiq e vizitoi bazën stërvitore në Rashkë

    29/09/2023 12:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, ka thënë se në bazën stërvitore në Rashkë ka qenë për vizitë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, prandaj është shumë i nevojshëm një hetim ndërkombëtar lidhur me sulmin terrorist në veri të vendit.

    Berisha ka thënë se kanë pasur informacione para disa muajve se ka grupe që po stërvitin në Rashkë.

    “Kemi pasur informacione muaj më parë nga inteligjenca e jonë që ka grupe të cilat janë duke u stërvitur në Rashkë dhe në vende tjera, grupe të cilat më pastaj kanë ardhë në Kopaunik dhe tani kanë depërtu me gjithë atë armatim, pra kemi informacione të sakta të cilat edhe u argumentuan dhe rezultuan si të vërteta”, ka thënë Berisha.

    Berisha ka bërë të ditur se në bazën stërvitore në Rashkë ka qenë për vizitë edhe presidenti serb, Vuçiq, prandaj duhet hetim ndërkombëtar.

    “Bazën stërvitore në Rashkë e ka vizituar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, prandaj është shumë i nevojshëm një hetim ndërkombëtar, sepse ato janë baza që kanë ekzistuar, kemi pasur informacion ai i ka vizituar e që Vuçiq nuk po e fsheh njëfarë lloj koordinimi edhe nga deklaratat e tij të mëparshme me këto grupe. Këto deklarata kanë qenë edhe një lloj paralajmërimi të organeve të sigurisë serbe, të presidentit serb, të lëvizjes së ushtrisë së Serbisë tri ditë më përpara, këto janë të vërteta, janë fakte, prandaj duhet që të çertifikohet një hetim ndërkombëtar që do të pasonte një Gjykatë Ndërkombëtare për këtë. Ne mundemi të tregojmë video njëri-tjetrit, mirëpo këto duhet të çetifikohen, duhet të ndodh një gjykim ndërkombëtar për këtë çka ka ndodh”, ka përfunduar Berisha.

    Artikuj të ngjashëm

    Berisha për sulmuesit në Ibër-Lepenc: Mund të jenë mercenarë, që deshën destabilizimin në prag të zgjedhjeve

    Bekë Berisha: Qysh çohet burri me musteqe e pisket “baba”, e sheh baba i vet biologjik tu i thanë babë Kurtit

    Lëndoi krahun pas një aksidenti, Berisha njofton se nesër do t’i nënshtrohet një operacioni

    Të Fundit

    Kos: Kosova shpejt të formojë qeverinë e re, janë bllokuar 900 milionë euro nga pako e BE-së

    Rama takohet me Ahmetin në Shkup: Mbështetje për rrugën Evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

    “Kokainë, municion luftarak, 110 kapsolla detonatore”, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

    Kos në Shkup lavdëron Shqipërinë për kapitujt me BE-në, përmend edhe Kosovën

    Danimarka merr Presidencën e BE-së, zotohet se do të avancojë negociatat e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.