Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sulmi terrorist në Banjskë, Çeku: Serbia e ka zgjedhur momentin politik

    27/09/2023 21:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-ministri i Mbrojtjes, Agim Çeku, ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit mbi policinë e Kosovës, duke thënë se Serbia e ka zgjedhur momentin politik, ditën dhe drejtimin ku do të hyjë.

    Sipas Çekut, bëhet fjalë për parapërgatitje mujore, teksa u shpreh i sigurt se edhe kidnapimi i tre policëve të Kosovës muaj më parë ishte pjesë e përgatitjes së grupit terrorist.

    “Ishte një sinjal i Policisë së Kosovës që të mos qëndrojnë aty, që ta bëjnë atë zonë si shumë të rrezikshme në mënyrë që Policia e Kosovës t’i shmanget asaj zone sa më shumë”.

    “Mendoj që u zgjodh ky momenti politik, është operacion i dirigjuar drejtpërdrejt nga Serbia, nga udhëheqja e tyre politike e ushtarake. Mendoj se këtu drejtpërdrejt është i përfshirë Vulini, me dijeninë dhe miratimin e Vuçiqit, dhe Radojiçiqi ta zbatojë këtë, me mbështetje lokale nga Lista Serbe”, tha Çeku në Klan Kosova.

    Më tej, ai tha se rundi i fundit i bisedimeve ishte më i vështirë për Kosovën, ndërsa Serbia ka vlerësuar se momenti më i mirë për këtë sulm ishte pikërisht tani, duke parë që simpatia ndërkombëtare ndaj Kosovës pësoi rënie.

    “Pas këtij rundi, disi edhe faktori ndërkombëtar filloi ta fajësoj qeverinë tonë si pjesë e problemit, ndërsa Serbinë e lavdëroi për qëndrimin e saj dhe Serbia e ka vlerësuar se mbështetja ndërkombëtare për Kosovën është e dobët dhe nuk ka gjasa që të merren vesh me Kurtin për një zgjidhje politike dhe e vlerësoi që tani është momenti për veprim, pasi Kosova s’e kishte simpatinë nga ndërkombëtarët çfare e ka pasur dhe tash është momenti politik më i miri për të vepruar”, tha Çeku.

    Artikuj të ngjashëm

    1 mijë e 560 kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve në veri

    Çeku kritika Osmanit e Kurtit për qasjen ndaj krerëve të UÇK’së në Hagë: Keq të mos ia njohësh dikujt kontributin

    Zvarritet procesi për largimin e kryetarëve të komunave në veri

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.