Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sulmi seksual ndaj të miturës në Pejë, 63-vjeçari nesër do të dalë para gjykatës

    01/12/2023 18:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    63-vjeçari i dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture 15-vjeçare, nesër do të dalë para Gjykatës në Pejë.

    Zëdhënësi në Prokurorinë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, në një lidhje direkte në Info Magazine në Klan Kosova, ka bërë të ditur se nesër do të shqyrtohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

    “Po, i njëjti është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit për veprën penale ‘dhunimi’ dhe njëkohësisht Prokurori i Shtetit gjatë ditës së sotme ka parashtruar edhe kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me ç’rast seanca pritet të mbahet nesër ku do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë”, ka thënë ai.

    “Ky rast ka të bëjë me një të mitur e cila dy javë më parë është raportuar e zhdukur nga prindërit e saj, dhe gjatë ditës së djeshme e njëjta është paraqitur në stacionin policor bashkë prindërit e saj dhe Policia pasi që ka pranuar informatat e duhura, ka arrestuar personin e dyshuar i cili gjendet tani në ndalim policor dhe njëkohësisht nesër do të dalë para gjykatës ku do të shqyrtohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij”, ka thënë Shkodran Nikçi.

    Artikuj të ngjashëm

    U dënua me burgim të përjetshëm, i akuzuari për vrasjen e Gjyljeta Ukellës kërkon zbutje të dënimit në Apel

    Vrasja e argjentinases, babai i të akuzuarit thotë se viktima kishte pasur një mosmarrëveshje me djalin e tij natën kritike

    Gjykata merr një vendim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj gjinekologut Afrim Veliu

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.