Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sulmi në Ibër-Lepenc, Idrizi: Uji nuk është ende i pijshëm

    05/12/2024 08:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e ka cilësuar si një sulm terrorist incidentin e ndodhur më 29 nëntor në kanalin Ibër-Lepenc në Zubin Potok, i cili shkaktoi ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për Vushtrrinë dhe disa qytete të tjera.

    Pavarësisht se furnizimi me ujë është rikthyer, kryetari bëri të ditur se uji nuk është ende i pijshëm përderisa priten rezultatet e analizave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK).

    “Vërtet ai ka qenë një sulm terrorist që ka goditur drejtpërsëdrejti qytetarët duke dëmtuar kanalin e Ibër-Lepencit, duke shkaktuar ndërprerje të ujit të pijshëm në qytetin e Vushtrrisë por edhe qytet të tjera Mitrovicë e Skenderaj. Ende deri tani jemi duke pritur informata më të fundit nga Kompania Regjionale të Ujësjellësit Mitrovica, edhe pse ka ujë nëpër ekonomit familjare ende nuk është dhënë drita e gjelbërt që ky ujë të përdoret për pijë, deri sa të bëhen analizat në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik”, ka thënë ai.

    Për të përballuar situatën, Idrizi theksoi se janë ndërmarrë masa emergjente për furnizim me ujë të pijshëm.

    “Ujin e pijes e kemi siguruar në bashkëpunim me Kompania Regjionale të Ujësjellësit Mitrovica kemi vendos një cisterna në Kala  e qyteti aty janë shërbyer qytetarë me ujë të pijshëm. Po besoj që edhe kjo situatë do të tejkalohet dhe do të normalizohet me ujë të pijshëm”, ka thënë ai për EO.

    Idrizi siguroi qytetarët se furnizimi me ujë është stabilizuar dhe se rreziku është shmangur.

    “Jo nuk ka rrezik tash për tash është sanuar defekti atje, ka ujë të mjaftueshme por jemi duke pritur informata nga IKSHPK-ja që a mund të fillojmë të përdorim për pije”, ka thënë Idrizi.

    Artikuj të ngjashëm

    Idrizi nderon policët Zymberi e Bunjaku, të vrarë në veri të vendit

    Kanoset Kryetari i Vushtrrisë, thotë se lidhet me çështje punësimi në arsim

    Idrizi: Komuna e Vushtrrisë ka arritur ta realizojë 92 për qind të buxhetit për këtë vit

    Të Fundit

    Kurti: Afatet po rrjedhin, në fund të korrikut duhet ta kemi Kuvendin e konstituuar

    Kurti pas takimit me Osmanin: Folëm gjerë e gjatë, ta shohim edhe pas takimeve të tjera se a kemi arritur ndonjë progres

    “Gjendja është shumë e rëndë për fat të keq”, dalin detaje për dy të lënduarit nga aksidenti tragjik në Pejë

    Ky është vendi i radhës që ndalon mbulimin e fytyrës në vendet publike

    Gjykata shqyrton urdhërarrestin ose paraburgimin për Fitore Pacollin pasi policia dështoi ta çojë me detyrim në seancë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.