Ambasada e SHBA ka dënuar sulmet e njëpasnjëshme kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë. Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale mesazhin e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price, që ka dënuar sulmin kibernetik të 9 shtatorit ndaj sistemit TIMS.
“Dënojmë me forcë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleates sonë në NATO, Shqipërisë, i cli pason sulmin kibernetik të Iranit të 15 korrikut. Ne do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me Shqipërinë dhe aleatët e partnerët e tjerë, për të forcuar mbrojtjen kibernetike dhe për t’i bërë përgjegjës aktorët keqdashës.”, ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price.
Edhe Këshilli i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dënoi sulmin ndaj Shqipërisë, ku mes të tjerash në mesazh thuhej “aleati ynë në Nato”, duke vënë në dukje se “ky aktivitet keqdashës, pason sulmin kibernetik të 15 korrikut, të kryer nga Qeveria e Iranit”.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara po ndihmon Shqipërinë të zbusë pasojat dhe të rikthejë funksionimin e sistemit”.