Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për sulmin e Dejona Mihalit ndaj gazetarit Adriatik Kelmendi, sot në rrjete sociale.
Nëpërmjet një postimi, kreu i AAK-së thotë se linçimet publike ndaj gazetarëve dhe medias janë alarm i kuq për rrëshqitjen e vendit në autoritarizëm.
Tutje, Haradinaj thotë se në vend se Vetëvendosja “të tmerrohej pse vendi që e kanë udhëhequr tash e katër vjet ka rënë në fund të pusit për sa i përket lirisë së medias, vazhdojnë pa u ndalur të sulmojnë këdo që guxon t’ua nxjerrë të palarat në shesh, duke mos kursyer as gazetarët, madje edhe duke shpifur e sajuar ndaj tyre”.
“Linçimet publike ndaj gazetarëve dhe medias janë alarm i kuq për rrëshqitjen e vendit në autoritarizëm. Kjo kastë qeverisëse, në vend që të tmerrohej pse vendi që e kanë udhëhequr tash e katër vjet ka rënë në fund të pusit për sa i përket lirisë së medias, vazhdojnë pa u ndalur të sulmojnë këdo që guxon t’ua nxjerrë të palarat në shesh, duke mos kursyer as gazetarët, madje edhe duke shpifur e sajuar ndaj tyre. Të njëjtën gjë e paska bërë edhe “Komesarja” e Vetëvendosjes sot”, mbylli Haradinaj postimin.