Të shtëna me armë në drejtim të një zyrtari policor janë raportuar sot rreth orës 16:08 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.
Për fat të mirë ai ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.
Kështu konfirmoi Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Zyrtari policor sapo kishte dalur nga stacioni policor dhe ishte duke e kaluar rrugën në zebra, nga një veturë në drejtim të tij është qëlluar me armë zjarri. Për fat të mirë ai ka shpëtuar pa lëndime”, deklaroi Gashi. I dyshuari është arritur të identifikohet dhe lidhur me rastin po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore për kapjen e tij. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori dhe njësitet relevante. Aty janë gjetur edhe dy gëzhoja”, tha ai.
Pamje nga vendi i ngjarjes ka publikuar mediumi lokal i Pejës “Peja në Fokus”.
Ndiqini pamjet më poshtë: