Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qytetin Graz të Austrisë, ku si pasojë e një sulmi të armatosur kanë vdekur 11 persona, në mesin e të cilëve edhe një vajzë nga Kosova, konkretisht nga komuna e Vitisë.
Bëhet fjalë për 15 vjeçaren, Lea Bajrami, e cila vjen nga Komuna e Vitisë.
Me këtë rast, në nderim të viktimave të kësaj ngjarje të rëndë, Austria ka shpallur tri ditë zie, raportojnë mediat austriake