LajmeLIVENdërkombëtare

Sulmi i Izraelit në Doha, “La Repubblica”: Një nga të vrarët është djali i udhëheqësit të Hamasit

Mediat raportojnë të paktën 2 vdekje në Doha, midis mbështetësve të Hamasit, por jo zyrtarë të lartë, edhe pse më herët ishte raportuar se ishin të paktën 4 të vrarë mes negociatorëve.

Mediat palestineze raportuan se dy persona u vranë në sulmin ajror izraelit në Doha të Katarit, por jo udhëheqës të lartë të Hamasit.

Viktimat ishin Himam al-Hayya, djali i udhëheqësit të Hamasit Khalil al-Hayya në Gaza, dhe Jihad Labad, drejtor i zyrës së Khalil al-Hayya. Nuk raportohet se është vrarë askush tjetër në bastisje.

Pas këtij sulmi, Katari ka pezulluar negociatat deri në njoftim të mëtejshëm, informon “La Repubblica”.

Edhe “Al Arabiya” njofton të njëjtin informacion, duke shtuar se Doha i mbylli bisedimet e negociatave për pengjet dhe luftën, deri në një zhvillim të dytë.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button