LajmeNdërkombëtare
Sulmi i ashpër i Rusisë ndaj Ukrainës, Bilalli: Sikur kanë marrë zemër rusët

Rusia ka sulmuar ashpër Ukrasinën ditën e diel, duke goditur edhe ndërtesën e qeverisë ukrainase.
Ish-diplomati, Lutfi Bilalli, në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, tha se sulmi i sotëm tejkaloi çdo numër të armatimit që Rusia kishte përdorur më parë në sulmet ndaj Ukrainës.
Sipas Bilallit, takimi i Shangait, iu dha zemër rusëve, transmeton Klankosova.tv.
“Mendoj se nga takimi i Shangait, i Organizatës për Bashkëpunim, sikur kanë marrë zemër rusët. Një aleancë e tillë në gjeopolitikë do të thotë shumë, por problemi qëndron Dilli-Putin-Trump për Ukrainën”, u shpreh Bilalli duke iu referuar takimit Trump-Putin në Alaskë.