Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Sulmi brutal ndaj doktorit në Malishevë, dyshohet se erdhi nga familjarët e gruas që vdiq pas trajtimit në klinikën e tij

    31/07/2024 21:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjatë ditës së sotme GazetaDemos ka raportuar se stomatologu, Xhavit Karaxha, është rrahur  afër QKMF-së në Malishevë.

    E rrahja duket se ka ndodhur nga bashkëshorti dhe babai i të ndjerës 35 vjeçare nga Malisheva e cila para disa kohësh humbi jetën pasi nxori një dhëmb në ordinancën e mjekut Karaxha.

    Në një prononcim për Sinjali, nga familja e Karaxhës kanë bërë me dije se gjithë ky rast i rëndë ndodhi në prani të nënës se doktorit teksa familja ishte në një restorant në Malishevë.

    Sipas informacioneve të para, nëna e Karaxhës u përballë me sulmin ndaj të birit, në mes të restorantit – ku fillimisht e rrëzuan atë përtokë e doktorin filluan ta godasin.

    “Kanë kërcënuar familjen në format më të rënda, s’kanë kursyer as gra e as fëmijë..” – tha i shqetësuar një familiar i doktorit.

    Karaxha i cili pësoi lëndime të rënda trupore përfundoi në Emergjencë për trajtim mjekësor e më pas u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Kujtojmë se një fakt me rëndësi sa i përket pacientes së ndjerë është se e njëjta ka qenë alergjike në anestezionin që i është dhënë dhe si rezultat i shokut anafilaktik kishte humbur jetën.

    GazetaDemos ka kontaktuar Policinë për të marrë një konfirmim zyrtar lidhur me rastin, por të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.

    Artikuj të ngjashëm

    Kryetari i Malishevës nderon me mirënjohje Ferid Aganin

    Identifikohen tre personat e zhdukur nga Masakra e Kralanit, janë nga Malisheva

    Ndodh në Malishevë, 26 anëtarët e një familjeje shkojnë së bashku të votojnë

    Të Fundit

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se është bllokuar regjistrimi i automjeteve të bizneseve: Avokati i Popullit të nis hetime

    Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën

    Publikohet audioincizimi nga CNN, Trump: I thashë Putinit se do të bombardoja Moskën nëse pushton Ukrainën

    NATO ngrit në ajër aeroplanët luftarakë pas sulmeve intensive ruse në Ukrainë

    Raportohet se udhëtarët shqiptarë janë bllokuar në Aeroportin e Beogradit: Kjo s’është normale, po vdesim këtu – VIDEO

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.