Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sulmet terroriste, Sekuloviq: Serbia synon të destabilizojë Kosovën

    05/01/2025 13:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Bashkëpunëtor i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Aleksandër Sekuloviq, tha se reagimi i autoriteteve serbe dhe retorika e tyre politike në lidhje me incidentet në Kosovë janë  banale, sa që pothuajse çdo fjalë mund të parashikohet paraprakisht Sekuloviq ka thënë se këto incidente janë përpjekje për të destabilizuar Kosovën.

    Bashkëpunëtor i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe nënkryetar i Aleancës së antifashistëve të Serbisë, Aleksandër Sekuloviq në një intervistë për The Geopost, ka theksuar se nëse merret parasysh pamja e përgjithshme e klero-nacionalizmit serb në rajon, jo vetëm në Kosovë, “si dhe pritshmëria e autoriteteve serbe që administrata Trump do ta mbështesë këtë politikë ‘muskujsh’, atëherë mendoj se periudha në vazhdim do të sjellë një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve dhe konflikteve”.

    Duke komentuar regaimet e Serbisë zyrtare, sulmin terrorist në Banjskë dhe sulmin e fundit në kanalin Ibër-Lepenc, Sekuloviq ka thënë se reagimi i autoriteteve serbe dhe retorika e tyre politike lidhur me incidentet në Kosovë është aq banale saqë pothuajse çdo fjalë mund të parashikohet paraprakisht.

    “Sipas tyre, pala serbe nuk ka lidhje me ato ngjarje dhe fajtor për gjithçka është kryeministri Kurti. Ata gjoja distancohen nga ato ngjarje dhe në thelb i perceptojnë si të tyret, gjë që më së miri shihet nga fakti se në Serbi u shpall zi kombëtare për shkak të rënies së disave në Banjskë, si dhe nga fakti se ata që vdiqën, në mediat qeveritare cilësohen si ‘heronjtë serbë’”, ka thënë ai.

    Sekuloviq ka thënë se incidentet janë përpjekje për të destabilizuar Kosovën.

    “Interesi jetik i asaj politike perverse dhe të paarsyeshme është të tregojë se Kosova është politikisht dhe kulturalisht “minore”, e paaftë për jetë të pavarur, se autoritetet e saj nuk mund të garantojnë paqen dhe stabilitetin, që do të thotë se duhet të kthehet nën kujdesin e Serbisë”, ka deklaruar ai për The Geopost.

    Artikuj të ngjashëm

    Sulm me thikë në një autobus në Belgjikë, një i vdekur dhe dy të plagosur

    Sirenat bien në Tel-Aviv dhe Jerusalem, televizioni iranian raportoi për një tjetër sulm

    Shkon në 11 numri i të vdekurve nga sulmi në Graz

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.