Gjithsej 42 persona, përfshirë 12 fëmijë, u plagosën nga bombardimet ruse të një ndërtese të lartë në qytetin e vogël Pervomaysk në rajonin e Kharkiv të Ukrainës, tha guvernatori rajonal Oleh Sinekhubov.
Sinekhubov tha në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram se bombardimet ndodhën në orën 13:35 me orën e Kievit dhe disa makina u përfshinë nga flakët.
“Sipas të dhënave të konfirmuara të mjekëve, deri më tani si pasojë e sulmit janë lënduar 43 persona, mes tyre 12 fëmijë. Mjekët mjekuan 5 persona në vendngjarje. Të lënduarit janë jashtë rezikut për jetën”, theksoi Sinekhubov. Njëkohësisht u bë e ditur se nga fëmijët e plagosur, më i vogli është vetëm tre muajsh.
Sipas informacioneve nga Këshilli Bashkiak i fshatit, ka dëme të rënda në banesa dhe për këtë janë hapur çerdhe për të akomoduar banorët. /Abc news