Lajme
Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

Analisti politik, Ilir Deda, ka kritikuar ashpër qasjen e Qeverisë Kurti ndaj mediave. Ai e konsideroi këtë fushatë si të rrezikshme dhe të destinuar për të përfunduar në dështim.
Sipas Dedës, po bëhet e dukshme një tendencë e rrezikshme për ta shndërruar Kosovën në një lloj projekti politik që i ngjan ëndrrës së dikurshme për “Shqipërinë e xhaxhit”, por tani me ambicien që të bëhet “Kosova e babës”.
“Tani po shfaqet në formën më brutale kjo ëndërr e Shqipërisë së xhaxhit, me u bë Kosova e babës”, tha Deda.
“Përnjëmend nuk e di çfarë po duan këta njerëz, sepse lufta kundër medias është gjithmonë e humbur. Askush nuk e ka fituar dhe nuk do ta fitojë, as kjo qeveri dhe asnjë në të ardhmen”, tha Deda në “Rubikon”.