Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sulmet Indi-Pakistan, Erdogani del me qëndrim

    08/05/2025 10:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti turk Recep Tayip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin pakistanez Sharif, pas sulmeve nga India.

    Sipa Anadolu Agency, gjatë kësaj bisede është diskutuar për tensionin midis Indisë dhe Pakistanit, ku presidenti turk ka shprehur mbështetjen e tij për popullin pakistanëz.

    Duke deklaruar se Turqia mbështet politikën e qetë dhe të moderuar të Pakistanit në këtë process, Erdogan ka thënë se Turqia është e gatshme të bëjë çmos për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve dhe se do të vazhdojë kontaktet diplomatike për këtë çështje.

    Nga ana tjetër, bëhet e ditur se kryeministri pakistanez e ka falenderuar presidentin turk për mbështetjen, duke iu referuar ngrohtësisht Erdoganit si “vëlla i dashur”.

    Pakistani dhe Turqia janë partnerë të ngushtë, ndërsa të mërkurën edhe  ministria e Jashtme Turke paralajmëroi se sulmet me raketa të Indisë mbi Pakistanin dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani “rrisin rrezikun e një lufte të përgjithshme”.

    Rikujtojmë se Forcat e Armatosura të Indisë ndërmorën një seri të sulemeve ajrore ndaj nëntë lokacioneve të territorim e Pakistani duke shkaktuar viktima e duke ngritur tensionet në rajon. Këto sulme vijnë pasi muajin e kaluar në rajonin e Kashmirit, Indi u vranë 36 persona, vrasje për të cilat India ka fajësuar Pakistanin.

    Megjithatë, sipas ministrit të Jashtëm të Indisë, Vikram Misri, sulmet kishin për qëllim çaktivizimin e infrastrukturës së grupeve terroriste në territorin pakistanez.

    Historik i konfliktit Indi-Pakistan

    India dhe Pakistani, të dyja vende që posedojnë armë bërthamore kanë një histori të gjatë konflikti, veçanërisht për rajonin e kontestuar të Kashmirit. Dijmë se që nga pavarësia e tyre në vitin 1947 të dy palët kanë zhvilluar disa luftëra dhe më pas kanë krijuar një marrëdhënie të brishtë armëpushimi.

    Incidenti i fundit ka ngritur shqetësime gjithandej globit, për mundësinë e përshkallëzimit të mëtejshëm ushtarak.

    Artikuj të ngjashëm

    Alba zbulon raportin e saj me Limin dhe arsyen e largimit nga Ferma Vip

    Trump thotë se njerëzit po vuajnë nga uria në Gaza

    LDK vazhdon me Ruzhdën, nominohet si kandidat për kryetar të Junikut

    Të Fundit

    Alba zbulon raportin e saj me Limin dhe arsyen e largimit nga Ferma Vip

    Trump thotë se njerëzit po vuajnë nga uria në Gaza

    LDK vazhdon me Ruzhdën, nominohet si kandidat për kryetar të Junikut

    Gëzim Plakolli, kandidat i LDK-së për kryetar të Mitrovicës

    Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani: Çfarë porosie kishte Merz në Tiranë për BE-në?

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.