Forcat ajrore të Izraelit kanë goditur dhe çmontuar objektiva ushtarake në Teheran, bënë të ditur të dielën Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).
“IAF goditi dhe çmontoi vendet e prodhimit të raketave tokë-tokë, vendet e radarëve të zbulimit dhe lançuesit e raketave tokë-ajër në Teheran, me udhëzimin e Drejtorisë së Inteligjencës së IDF-së“, tha IDF në një deklaratë, sipas CNN.
Lëvizjet erdhën pasi Izraeli tha se po fillonte një ‘seri sulmesh’ që synonin raketat tokë-tokë në Iranin perëndimor.
Irani ka hedhur raketa në drejtim të Izraelit të dielën. Nuk raportohet për ndonjë të lënduar ende.