Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Prishtinë, ku një person ka sulmuar një zyrtar policor.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari fillimisht nuk i është bindur urdhrit për ndalim, ndërsa më pas ka goditur qëllimisht me veturë zyrtarin policor. Si pasojë, polici ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.
I dyshuari është arrestuar menjëherë nga policia dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij incidenti