Teksa Rusia po shton numrin e ushtarëve dhe makineritë ushtarake në kufirin përgjatë Ukrainës dhe dy zonave brenda territorit ukrainas, si duket tensioni është duke u rritur edhe më shumë.
Së fundmi, është raportuar se një sulm kibernetik është kryer ndaj Ukrainës.
Gazetarja e Sky News, Deborah Haynes ka deklaruar se sulmi kibernetik ka goditur bankat e Ukrainës, disa ueb-faqe, përfshirë edhe atë të ministrisë së jashtme, të cilat janë bllokuar.
“Një sulm kibernetik ka goditur bankat e Ukrainës, ka konfirmuar ministri ukrainas për transformim digjital. Disa ueb-faqe, përfshirë edhe atë të ministrisë së jashtme, janë të bllokuara. Ka pasur paralajmërime për planet e hakerëve, derisa tensionet me Rusinë po rriten”, ka shkruar ajo.