Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se nga Sulltani i Bruneit i është ndarë Urdhri i Familjes Mbretërore “Laila Utama” dhe titulli i nderit “Datin Laila Utama”.
Osmani ka thënë se ky është një nga vlerësimet më të larta që u jepet udhëheqësve të huaj, prandaj e konsideron si një nderim për popullin e Kosovës dhe një dëshmi e miqësisë që po forcojmë me shtetin dhe popullin e Bruneit.
“Mirënjohje të thellë për këtë nderim e respekt!”, ka shkruar Osmani.