Pasi “preku” Eurovizionin, këngëtarja Albina Kelmendi na njofton për një tjetër arritje të madhe.
Albina dhe Familja Kelmendi kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi me krijuesen më prestigjioze të performancave skenike, Sacha & Jean Baptiste Group.
Lajmin e ka bërë të ditur këngëtarja përmes një storie në rrjetin e saj social në Instagram.
Poashtu, vlen të ceket që një javë më parë, Albina Kelmendi ka lansuar këngën e fundit dedikuar përvjetorit të pavarësisë, këngë kjo e quajtur “Emri im”.