Studim: Një në pesë persona në Angli u ndanë me partnerin e tyre gjatë pandemisë

Një në pesë persona në Angli përjetuan prishje të plotë të një marrëdhënie gjatë periudhës së pandemisë.

Sipas Studimit Social COVID-19 të “University College” në Londër, 22 përqind e të rriturve përjetuan një ndarje.

Ky studim filloi në vitin 2020 pak para se të vendosej për bllokimin e parë në Angli, duke shqyrtuar kështu gjendjen e marrëdhënieve të njerëzve dhe mënyrën e jetesës gjatë pandemisë, ku u përfshin më shumë se 70 mijë njerëz, shkruan The Independen.

Në publikimin e fundit të tyre u tha se të rriturit e moshës 18 deri në 29 vjeçare kishin më shumë gjasa të raportonin një prishje të marrëdhënies nga të gjitha grupmoshat.

Të rriturit në këtë grup kishin 35 përqind më shumë gjasa për prishje të raporteve në krahasim me 12 përqind të të rriturve të moshës 60 vjeç e më lart.

Ndërkohë, 46 përqind e të rriturve thanë se cilësia e marrëdhënieve të tyre me bashkëshortin ose partnerin e tyre kishte qenë më e mirë se zakonisht.

Reklama