Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Stoltenberg: Nëse Rusia fiton luftën në Ukrainë, bota do jetë vend më i rrezikshëm

    05/08/2022 10:17
    epa07063124 NATO Secretary General Jens Stoltenberg gives a press conference on the eve of a NATO Defense Ministers Council meeting in Brussels, Belgium, 02 October 2018. NATO Defense Ministers gather for a two-days council starting on 03 October. EPA-EFE/OLIVIER HOSLET
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të enjten se aleanca ushtarake perëndimore ka si detyrë të përbashkët të mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, si dhe të parandalojë përhapjen e konfliktit në një luftë mes Rusisë dhe NATO-s.

    Duke folur në një kamp veror në vendin e tij të lindjes, Norvegji, Stoltenberg tha se aleanca ka përgjegjësinë morale që të mbështesë Ukrainën dhe popullin e saj që ndodhen nën agresionin rus.

    “Po shohim akte lufte, sulme ndaj civilëve dhe shkatërrime që nuk janë parë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Stoltenberg, sipas një njoftimi të NATO-s.

    “Nuk mund të jemi indiferentë ndaj kësaj”, shtoi ai.

    Stoltenberg tha se bota do të jetë një vend më i rrezikshëm nëse Presidenti rus Vladimir Putin merr atë që dëshiron përmes përdorimit të forcës ushtarake.

    “Nëse Rusia fiton këtë luftë, për (Putinin) do të ishte pohim se dhuna funksionon. Pastaj radha mund të jetë e vendeve të tjera fqinje”, tha ai.

    Ushtria e Ukrainës njoftoi të enjten se forcat ruse po bombardonin zona të shumta në Ukrainë, përfshirë ato rreth Karkivit, Slovianskut dhe Çernihivit.

    Ndërkohë, Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi se forcat ukrainase po përdorin raketa dhe sulme me artileri kundër fortesave ruse ushtarake, personelit, bazave të mbështetjes logjistike dhe depove të tyre të municioneve. Në deklaratën e ministrisë thuhej se sulme të tilla ka të ngjarë të kenë një ndikim të madh në përpjekjet e Rusisë për të rifurnizuar dhe mbështetur forcat e saj ushtarake.

    Të mërkurën në mbrëmje ministrat e jashtëm të vendeve të G-7 lëshuan një deklaratë ku thuhej se po kërkojnë mënyra për të parandaluar Rusinë që të përfitojë nga agresioni i saj në Ukrainë si dhe që të kufizojnë aftësinë e Moskës për të zhvilluar luftë, raporton VOA.

    Duke vënë në dukje përpjekjet për të hequr gradualisht dorë nga përdorimi i burimeve ruse të energjisë, ministrat thanë se synojnë të ndërmarrin hapa për të reduktuar sasinë e parave që Rusia siguron nga eksporti i energjisë. Po kështu përpjekjet do të përqendrohen në stabilizimin e tregjeve globale të energjisë si dhe në parandalimin e ndikimit negativ tek vendet me të ardhura të ulëta e të mesme.

    Në Nju Jork, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u tha gazetarëve të mërkurën se aktualisht organizata po shqyrton mënyra për të lehtësuar krizën globale të energjisë të shkaktuar nga lufta.

    Artikuj të ngjashëm

    Stoltenberg ia ka dorëzuar detyrën sekretarit të ri të NATO’s, Zemaj e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

    “E ardhmja e Ukrainës është në NATO”, thotë Stoltenberg pas takimit me Zelenskyn

    Shefi i NATO-s kërkon kosto për Kinën për shkak të mbështetjes së Rusisë

    Të Fundit

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Abdixhiku: Lipjani, model i qeverisjes së mirë në Kosov

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.