Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Stoltenberg: Kundërofensiva ukrainase po përparon

    07/09/2023 12:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    “Ukrainasit gradualisht po fitojnë terren dhe kjo dëshmon rëndësinë e mbështetjes sonë, por edhe të aftësisë dhe vullnetit tonë për të vazhduar mbështetjen”, tha Stoltenberg para ligjvënësve të Bashkimit Evropian.

    “Këto janë luftime të ashpra, të vështira, por ata kanë qenë në gjendje të thyejnë vijën e mbrojtjes së forcave ruse dhe po lëvizin përpara”.Në ditët e fundit, Ukraina ka pretenduar se ka thyer vijat mbrojtëse të Rusisë gjatë kundërofensivës në jug të shtetit.

    Ukraina ka pranuar dërgesa me armë perëndimore nga shtetet e NATO-s, përfshirë tanke luftarake dhe makina të blinduara për ta ndihmuar atë në luftime.Por, Kievi e ka pranuar se kundërofensiva e nisur para tre muajsh ka qenë më e ngadalshme sesa ka shprehur fillimisht.

    Trupat ukrainase raportohet se kanë intensifikuar sulmet në shkallë më të vogël, pasi sulmet në shkallë më të gjerë kanë hasur në vështirësi për shkak të minave tokësore të vendosura nga rusët.Pushtimi rus i Ukrainës ka rigjallëruar aleancën ushtarake të NATO-s, e cila ka shtuar numrin e forcave të saj në krahun lindor.

    Artikuj të ngjashëm

    Zelensky: Ka një përqendrim të madh të trupave ruse në zonën e Pokrovskit

    Zelensky nënshkruan ujdi me Këshillin e Evropës për themelimin e një tribunali për krime lufte

    Zelensky ndërron uniformën ushtarake me kostum të zi në samitin e NATO-s

    Të Fundit

    Po vijnë disa ditë të freskëta, moti për javën e ardhshme

    Policia shqiptare asgjëson mbi 40 mijë bimë kanabisi në Qarkun e Shkodrës

    Rasti tragjik i të riut në Gjakovë, Policia jep detajet e fundit

    Ishte duke pirë kafe me vëllain e tij, vdes 60 vjeçari në një lokal në Prizren

    Tejkaloi shpejtësinë, shoferi në Ferizaj gjobitet me 300 euro dhe i ndalohet vozitja për 3 muaj

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.