Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, ka marr pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO’s.
Jans Stoltenberg ia ka dorëzuar detyrën sekretarit të ri të NATO’s, Mark Rutte.
Zemaj ka uruar Mark Rutte në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, duke falënderuar Stoltenbergun për mbështetjen e vazhdueshme në procese të ndryshme për vendin tonë.