Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Stoltenberg flet për pasojat në rast se Rusia i përdor armët kimike

    30/03/2022 14:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sekretari i përgjithshëm i Aleancës së NATO-së Jens Stoltenberg në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat e huaja ka komentuar bisedimet e fundit midis dy delegacioneve atij rus dhe ukrainas.

    Stoltenberg është shprehur se në këtë situatë duhet që të jemi të kujdesshëm në vlerësimin e disa qëndrimeve të marra, ku ka kujtuar edhe paralajmërimin e Rusisë se do ulen në mënyrë drastike aktivitetet ushtarake në rrethin e Kievit dhe Çernigov.

    Ai konsideroi se Federata Ruse ka nënvlerësuar mundësinë e rezistencës ukrainase dhe ka vlerësuar forcat e veta.

    “Kjo sqaron obligimin e saj për të ndryshuar planet e veta lidhur me zhvillimin e konfliktit. Ukraina duhet në mënyrë të pavarur të vendos nëse do të bëhet kandidat për anëtar në aleancë apo do të përqendrohet në statusin neutral.

    Respektojmë vendimet e popullit të pavarur edhe sovran, pa marr parasysh nëse propozon kandidimin për anëtarësim ose jo. Ukraina po ashtu duhet të vendos rreth statusit neutral. Por tërheq vëmendjen se ende nuk flasim për vendim, por vetëm për synim” ka thënë Stoltenberg për gazetën franceze.

    Sipas Stoltenberg, shumë vende të NATO-s, së pari Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë forcuar ndjeshëm aftësitë ushtarake të Ukrainës duke ofruar sisteme të armëve mbrojtëse.

    Gjithashtu ai ka thënë se  kishte konsultime brenda Aleancës Atlantike si dhe kur armët bërthamore të shteteve anëtare mund të përdoren.

    Ai vuri në dukje se roli i NATO-s është t’i japë fund armëve bërthamore në një moment, por theksoi se sapo Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut të kenë armët e tyre bërthamore, bota do të jetë më e sigurt nëse NATO ka të vetat.

    Ndërkohë më parë presidenti ukrainas Vladimir Zelenski ka deklaruar se ka ardhur koha që të pranohet se Ukraina nuk do të bëhet anëtare e NATO-së./abcnews.al

    Artikuj të ngjashëm

    Zelensky: Ka një përqendrim të madh të trupave ruse në zonën e Pokrovskit

    Zelensky nënshkruan ujdi me Këshillin e Evropës për themelimin e një tribunali për krime lufte

    Zelensky ndërron uniformën ushtarake me kostum të zi në samitin e NATO-s

    Të Fundit

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Abdixhiku: Lipjani, model i qeverisjes së mirë në Kosov

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.