Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar pas takimeve që i ka pasur në Beograd me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministren Bërnabiq.
Stoltenberg ka thënë se e mirëpret që Serbia do të ndihmojë në sigurimin e llogaridhënies për autorët e dhunës së fundit, duke aluduar për sulmin terrorist në Banjskë.
“Diskutim në kohën e duhur me presidentin Vuçiq dhe kryeministren Bërnabiq për tensionet e fundit dhe rolin jetik të @NATO_KFOR-it në mbrojtjen e të gjitha komuniteteve në #Kosovë. E mirëpres që #Serbia është e përgatitur të ndihmojë në sigurimin e llogaridhënies për autorët e dhunës së fundit”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.