Në Klinikën universitare për sëmundje infektive dhe gjendje febrile në mënyrë laboratorike janë konfirmuar dy raste të etheve të Nilit Perëndimor, informoi drejtori i Klinikës, Fadil Cana. Dy pacientët janë hospitalizuar, nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore dhe po trajtohen në pajtim me rekomandimet bashkëkohore mjekësore
“Gjendja e tyre shëndetësore po monitorohet me kujdes”, informoi Cana.
Ethet e Nilit Perëndimor janë sëmundje virale, që transmetohet përmes pickimit të mushkonjës së infektuar. Pjesa më e madhe e personave të infektuar nuk kanë simptoma ose kanë fotografi të lehtë klinike, ndërsa tek një numër të vogël të pacientëve, veçanërisht të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar, mund të zhvillohen komplikime më të rënda neurologjike.
Nga Klinika universitare për sëmundje infektive u apelojnë qytetarëve që të respektojnë vazhdimisht masat për mbrojtje personale nga pickimet e mushkonjave: përdorimin e repelentëve, veshjen e rrobave dhe pantallonave me mëngë të gjata kur janë jashtë, vendosjen e rrjetave mbrojtëse në dritare dhe largimin e ujit të ndenjur në ambient, ku shumohen mushkonjat.
