Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    S’tërhiqet VV: Gjykata ia dha dritën e gjelbër votimit të fshehtë, opozita të heqë dorë nga mospjesëmarrja në votim

    26/06/2025 23:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese thekson se obligimi për të përfunduar konstituimin e kuvendit është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë.

    Sipas VV-së, zgjedhja e kryetarit dhe ajo e nënkryetarëve janë në nivel të barabartë, dhe sipas tyre, votimi i fshehtë, në të cilin po insiston VV-ja, nuk paraqet shkelje të Kushtetutës.

    “Opozita kishte për qëllim fajësimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për moskonstitumin e Kuvendit. Mirëpo, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese disa herë thekson se obligimi është i të gjithë deputetëve nga të gjitha partitë, jo vetëm të partisë së pare”.

    “Deputetët e opozitës kanë argumentuar vazhdimisht se Lëvizja Vetëvendosje duhet të bëjë kompromis sa i përket kandidatit të propozuar për kryetarin e Kuvendit, por njëkohësisht kanë insistuar që kandidatët që do të propozohen e nga ana e tyre për nënkryetarë të Kuvendit, janë të panegociueshëm”.

    “Gjykata përfundimisht ka hedhur poshtë këtë qëndrim kontradiktor, duke vënë një shenjë barazimi midis dy çështjeve, dmth. asaj të zgjedhjes së kryetarit dhe asaj të zgjedhjes së nënkryetarëve. Aktgjykimi thekson disa herë që të dy veprime janë të domosdoshme për konstituimin e Kuvendit dhe se për të dy duhet arritur konsensusi i duhur”, thuhet në reagimin e VV-së.

    Tutje, në reagim thuhet se secila parti duhet ta ushtrojë të drejtën e vet kushtetuese për të propozuar kandidatët për pozitat respective që iu takojnë, kryetarin dhe nënkryetarët, pastaj, sipas tyre, të votohen të gjithë.

    “Në të kundërtën, të gjitha propozimet e partive për pozitat respektive duhet të jenë të negociueshme, jo vetëm propozimi i partisë së parë për kryetar. Prandaj, ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! kemi insistuar në qëndrimin parimor se subjektet politike të caktojnë vet kandidatët e tyre për pozitat përkatëse”.

    “Opozita ka shpresuar që Gjykata Kushtetuese do ta shpallte kundërkushtetues propozimin për të kaluar në votim të fshehtë”.

    “Tani që Gjykata Kushtetuese i ka dhënë dritë të gjelbër këtij propozimi, për sa i përket kushtetutshmërisë së tij, edhe partitë opozitare duhet të tërhiqen nga refuzimi për të marrë pjesë në votim të fshehtë, nëse këtë refuzim e kishin për arsye kushtetuese dhe jo nga frika që mund të humbasin”, tha VV-ja.

    Artikuj të ngjashëm

    Kusari-Lila: Gjykata tregoi se konstituimi i Kuvendit nuk është çështje vullneti politik, por detyrim kushtetue

    Banorët jashtë, kaplohet nga zjarri edhe ndërtesa afër vatrës së parë

    Krejt çka dihet deri më tani për zjarrin në ndërtesën në Emshir – pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Fundit

    Kusari-Lila: Gjykata tregoi se konstituimi i Kuvendit nuk është çështje vullneti politik, por detyrim kushtetue

    S’tërhiqet VV: Gjykata ia dha dritën e gjelbër votimit të fshehtë, opozita të heqë dorë nga mospjesëmarrja në votim

    Banorët jashtë, kaplohet nga zjarri edhe ndërtesa afër vatrës së parë

    Krejt çka dihet deri më tani për zjarrin në ndërtesën në Emshir – pamje nga vendi i ngjarjes

    Pranoi 50 të dëbuar nga SHBA-ja – NYT: Kosova u vu nën presion, kërkoi lobim për njohje

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.