PSG dhe Totenham përballen sonte në Superkupën e Evropës.Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00.
Skuadra franceze vjen në këtë takim si kampione në fuqi e Evropës, kurse anglezët, e fituan trofeun e Europa League.Disa statistike para ndeshjes
Nëntë ndeshjet e fundit të PSG-së në Evropë e panë ekipin fitues të mbante portën e paprekur.
Kampionët në fuqi të UCL kanë fituar 11 nga 12 Superkupat e UEFA-s të fundit.
Pesë nga gjashtë humbjet e fundit zyrtare të Tottenhamit erdhën me një diferencë prej 2+ golash.
Shtatë nga dhjetë Superkupat e fundit të UEFA-s janë vendosur nga koha shtesë ose penalltitë.