Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar në lidhje me postimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati për perceptimin e jetëgjatësisë.
Bajrami përmes një postimi në Facebook, i ka “rikujtuar disa mashtrime të Qeverisë së ministrit të dështuar të Financave.”
Bajrami ka thënë se Qeveria aktuale nuk ka sjellë asnjë investim serioz të hua, s’ka investime kapitale; s’ka rrugë të përfunduara siç i mashtronin qytetarët gjatë fushatës.
“Rikujtim për mashtrimet e Qeverisë së ministrit të dështuar të Financave. Partia e propagandës merret me raporte për perceptimin e jetëgjatësisë në kohën kur Kosova vazhdon të tkurret nga ikja e të rinjve. Derisa po tentojnë të mashtrojnë qytetarët se është rritur “cilësia e jetës në Kosovë”, partisë së propagandës po ia kujtoj se për gati katër vjet s’ka sjellë asnjë investim serioz të huaj; s’ka investime kapitale; s’ka rrugë të përfunduara siç i mashtronin qytetarët gjatë fushatës se brenda një viti do të përfundojnë rrugën për Podujevë, për Gjilan, për Mitrovicë etj.” – ka shkruar Bajrami.
Bajrami gjithashtu ka përmendur edhe dështimin për anëtarësim në Kishillin e Evropës, ka përmendur edhe koordinimin e Mimoza Kusari-Lilës me Radojiçiqin.
Postimi i plotë: