Në Mitrovicë të Veriut është paralajmëruar protestë nga komuniteti serb, që kundërshtojnë hapjen e Urës së Ibrit.
Për protestën është njoftuar edhe Policia e Kosovës.
Kjo u konfirmua për GazetaDemos nga U.D i drejtorit të Policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.
“Grup i qytetarëve e ka lajmëru protesten e nesërme në ora 11.00-12:00, që planifikohet të mbahet në sheshin Car Lazar. Protesta parashihet të jetë e qetë, ndërsa policia do të jetë aty në numër të mjaftueshëm që të mbaj rendin dhe qetësin publike”, tha Elshani.