Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    S’pranoi të ndeshej me izraelit, një xhudist tërhiqet nga Tokio 2020

    24/07/2021 12:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një xhudist nga Algjeria është pezulluar, pasi zgjodhi që të tërhiqej nga Lojërat Olimpike vetëm që të mos përballej me një xhudist izraelit.

    Fethi Nourine pati përballje me izraelitin Tohar Butbul në rundin e dytë për kategorinë 73-kilogramëshe, nëse do ta mposhtte Mohamed Abdalrasoolin e Sudanit të hënën, por u tërhoq për shkak të përkrahjes që e jep për Palestinën.

    “Kemi punuar shumë për të arritur në Lojëra Olimptike, por çështja palestineze është më e madhe se e tërë kjo”, tha xhudisti algjerian.

    Federata Ndërkombëtare e Xhudos e pezulloi këtë gjudist bashkë me trajnerin e tij, Amar Benikhlef, i cili të premten tha: “Nuk patëm fat në short. Na ra një kundërshtar izraelit dhe për këtë arsye u desh që të tërhiqemi. E morëm vendimin e duhur.”

    Përmes një deklarate, Federata Ndërkombëtare e Xhudos tha: “Federata ka politikë të prerë kundër diskriminimit, për ta promovuar solidaritetin si parim kyç, të përforcuar nga vlerat e xhudos. Tërheqja e xhudistit ishte në kundërshtim të plotë me Federatën Ndërkombëtare të Xhudos.”

    Kjo nuk është hera e parë që ky xhudist tërhiqet nga gara për ta shmangur përballjen me një kundërshtar izraelit. Në vitin 2019, ai ishte tërhequr nga kampionati botëror në Tokio për të njëjtën arsye, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

    Edhe atletë të vendeve tjera, përfshirë Egjiptin e Iranin, në të kaluarën kanë refuzuar që të garojnë kundër izraelitëve.

    Të Fundit

    Rihapet rruga në pikën Kufitare Merdarë

    Vajza e Donald Trump rikthehet në jugun e Shqipërisë

    U fut në turmë dhe i bëri protestuesit të besojnë se është me ta, polici serb në Beograd luajti rolin për t’i futur në kurth

    Varri i Leze Qenës në gjendje të mjerueshme – pa emër dhe i lënë në harresë

    Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.