Koha e ‘zjarrtë’ e ndeshjeve finale në basketbollin kosovar tashmë ka ardhur.
Ditën e sotme, me fillim nga ora 19:00, do të takohen dy rivalët e vjetër, Trepça dhe Sigal Prishtina, në ndeshjen e parë gjysmëfinale.
Përballjet mes këtyre dy skuadrave kanë dhuruar gjithmonë spektakël dhe rivalitet të madh, ashtu pritet të jetë edhe kësaj here.
Në gjysmëfinalen tjetër, skuadra e Bashkimit e pret atë të Pejës, me takimin që do të luhet të dielën me fillim nga ora 19:00.
Kujtojmë që skuadra që siguron tre fitore, merr edhe epitetin e skuadrës finaliste