Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Spektakël në fushë, skandal në tribuna” – Mediat serbe reagojnë pas ndeshjes Kroaci – Shqipëri

    19/06/2024 18:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kroacia e Shqipëria u përballën në një ndeshje të zjarrtë në qytetin e Hamburgut, në “Volksparkstadion”, në kuadër të Euro2024.

    Ndeshja përfundoi me shifrat 2-2, e cila pati një fund dramatik, me Shqipërinë që barazoi rezultatin në minutën e 95-të të ndeshjes me anë të Klaus Gjasulës.

    Golin e parë për Shqipërinë e shënoi Qazim Laçi, derisa për Kroacinë golin e gjetën Kramaric, dhe Gjasula, i cili shënoi autogol.

    Mirëpo, pas krejt kësaj ngjarje, mediat serbe nuk i lanë anash as paraqitjet e dy tifozërive në tribuna, shqiptarëve dhe kroatëve.

    Mediumi serb “Novosti” shkruajti:  “Vetëm ata që nuk kanë njerëzi, nuk reagojnë për skandalet që ndodhën nga tifozërt, brenda dhe jashtë stadiumit”.

    “Padyshim, kishte njerëz normal në tribuna, mirëpo ata ishin nën hijen e atyre tifozëve që shprehnin zemërimin ndaj serbëve dhe shtetit të Serbisë”, shkruhej në një artikull të publikuar nga “Novosti” menjëherë pas ndeshjes.

    Ky medium vazhdoi më tutje, duke thënë se shqiptarët e kroatët ishin bërë bashkë për një qëllim, “zhdukjen” e serbëve.

    “Kishte mijëra tifozë që shprehnin idenë e “Shqipërisë së Madhe”, një shtet imagjinar që përfshin pjesë nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Në tribuna shiheshin edhe flamuj të “Ustasha”, që është një element kyç në formimin e Shtetit të Pavarur të Kroacisë, në të cilin janë vrarë shumë serbë e romë. Nuk mungonin as thirrjet për vrasjen e serbëve nga të dyja palët”, shtonte më tej mediumi serb.

    Por ky nuk ishtereagimi i vetëm nga mediat serbe, pasi edhe mediumi tjetër “Kurir” doli me një artikull të ashpër pas ndeshjes, duke thënë se thirrjet në tribuna e bën të “shëmtuar” një lojë shumë të mirë në fushë

    Tutje, mediumi vazhdoi duke e ofenduar flamurin e UÇK-së dhe shprehi indinjatë rreth një tifozi me fytyrat e familjes heroike shqiptare, Jashari.

    Shqipëria ndeshjen e ardhshme e luan të hënën ndaj Spanjës, teksa po ashtu në të njëjtën ditë luan edhe Kroacia ndaj Italisë. /Express/

    Artikuj të ngjashëm

    ‘Maratonomaku’ Ylber Ramadani – mesfushori kuqezi, ndër lojtarët që ka vrapuar më shumë në Euro 2024

    Fitimet e ekipeve në Euro 2024: Sa marrin fituesit e Kampionatit Evropian?

    Zogaj: Anglia ka luajtur futbollin më të dobët, por bashkëpunimi do t’i çojë në fitore

    Të Fundit

    Hargreaves: Ushtrimi i sotëm demonstroi aftësinë e FSK’së për bashkëpunim me ShBA’në e partnerët e NATO’s

    Zbulohet paga e Luka Modric tek AC Milan

    ​Sfida Shqipëri-Serbi, 1 500 forca policie të angazhuara për ruajtjen e sigurisë

    Rubio flet me Fidanin për të mbështetur bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

    Stresi reagon pas arrestimit të anëtarit të VV-së për drogë: Nëse ka pa drogë najher me sy, ja u kam jetën borxh

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.