Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Teknologji

    Specifikat e telefonit të ri të Motorola, Moto G62

    11/08/2022 12:30
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Motorola Moto G62 është një nga pajisjet e pakta në treg që kapin vlerën e 200 eurove që ofron rrjetin 5G duke ju falënderuar çipit me kosto të ulët Snapdragon 480+.

    Në pamje të parë, duket disi e çuditshme pasi supozohet të jetë më i ulët në fuqi se Snapdragon 680 që fuqizon Moto G52, por në realitet 480+ është më i shpejtë dhe është i vetmi me modem 5G. Pra faji kryesisht qëndron tek skema e emërimeve të Qualcomm, shkruan GSMArena.

    Pajisja ka një ekran IPS LCD me madhësi prej 6.5 inç dhe shpejtësi rifreskimi prej 120Hz dhe ka një set të altoparlantëve stereo për një përvojë më të mirë multimediale. Ekziston vetëm një opsion i memories i cili është 4GB RAM dhe hapësirë të përgjithshme prej 128GB.

    Konfigurimi i kamerës është mjaft i njohur për përdoruesit pasi i njëjti është përdorur edhe tek Moto G52. Moto G62 ka kamerë kryesore me sensor prej 50MP 1/2.76” me madhësi të pikselëve prej 0.64µm dhe lente f/1.8, krahas saj janë edhe kamera për fotografi ultra të gjerë me sensor prej 8MP dhe kamera për makro fotografi me sensor prej 2MP.

    Kamera “selfie” në anën tjetër gjendet në vrimën që gjendet në pjesën e lartë në mes të telefonin dhe ka një sensor prej 16MP dhe me madhësi të lentës prej f/2.2.

    E tërë pajisja e merr fuqinë nga një bateri prej 5,000mAh dhe kapacitet maksimal të rimbushjes prej 15W, dhe pjesa e saj interesante është se të dyja këto specifika kanë ulje në krahasim me Moto G60 e cila doli në treg vitin e kaluar.

    Moto G62 është një nga telefonat 5G më të përballueshëm në treg, kështu që ka shumë njerëz të cilët pyesin se a ja vlen të blihet një telefon si ky. 

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.