Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lajm i rëndësishëm nga Specialja: Të mërkurën shpallet…

    16/05/2022 10:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Trupi Gjykues II i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) ka caktuar shpalljen e aktgjykimit në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, më 18 maj në orën 10:00. Seanca do të jetë publike dhe mund të ndiqet në shqip, serbisht ose anglisht përmes transmetimit në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (https:// https://www.scp-ks.org/sq/transmetim) me 10 minuta vonesë ose nga galeria publike. Më shumë informacion lidhur me orarin e seancës mund të gjendet në kalendarin e gjykatës (https://www.scp-ks.org/sq/calendar).

    Për të marrë pjesë në seancë nga galeria publike, këshillohet të bëhet regjistrim paraprak. Gjithashtu, gazetarët që dëshirojnë të incizojnë seancën nga qendra e medias duhet të regjistrohen paraprakisht.

    Vizitat pa regjistrim paraprak do të jenë të mundshme vetëm nëse ka vend të mjaftueshëm në galerinë publike/qendrën e medias.

    Në kuadër të kufizimeve prej COVID-19 në mjediset e DHSK-së, të gjithë vizitorët duhet të mbajnë maskë mbrojtëse gjatë kohës që janë në ndërtesë.

    Dhomat e Specializuara të Kosovës do ta incizojnë seancën dhe një kopje audiovizuale e shpalljes së aktgjykimit do të jetë e disponueshme më vonë gjatë asaj dite.

    Përmbledhje e aktakuzës

    Në aktakuzë parashtrohet se  midis më së paku 7 dhe 25 shtatorit 2020,  në tri konferenca për shtyp dhe transmetime të tjera televizive, si dhe përmes shpërndarjes së mëtejshme, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj zbuluan, pa autorizim, informacion të mbrojtur nga Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, përfshirë  të dhëna personale të disa dëshmitarëve (të mundshëm). Gjithashtu, të akuzuarit bënë komente nënçmuese dhe akuzime kundër dëshmitarëve (të mundshëm) dhe në mënyrë të përsëritur shprehën synimin e tyre për të dëmtuar Dhomat e Specializuara.

    Akuzat përfshijnë dy pika për kryerjen e veprave penale  kundër rendit publik, konkretisht pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare (Pika 1 dhe 2) dhe katër pika të veprave penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administrimit publik.  Këto janë frikësimi gjatë procedurës penale (Pika 3), hakmarrja (Pika 4) dhe shkelja e fshehtësisë së procedurës (Pikat 5 dhe 6).

    Historiku i çështjes

    Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë, Kosovë, dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020.

    Paraqitjet e para të z. Haradinaj dhe z. Gucati si të dyshuar u mbajtën para Gjykatësit të Vetëm, Nikola Giju, përkatësisht më 29 shtator dhe 1 tetor 2020.

    Më 11 dhjetor 2020, Gjykatës Nikola Giju, në cilësinë e tij si Gjykatës i Procedurës Paraprake, konfirmoi aktakuzën kundër dy të akuzuarve. Aktakuza e korrigjuar u dorëzua më 5 korrik 2021 dhe një version më pak i redaktuar u dorëzua më 4 tetor 2021.

    Paraqitjet e para të dy të akuzuarve para Gjykatësit të Procedurës Paraprake u mbajtën më 18 dhjetor 2020. Hysni Gucati u vetëdeklarua i pafajshëm në lidhje me të gjitha akuzat, ndërsa Nasim Haradinaj nuk  bëri vetëdeklarim brenda 30 ditësh nga paraqitja vijuese e tij që u mbajt më 8 janar 2021. Për këtë arsye, në bazë të rregullës 92(2)(f) të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, bëri vetëdeklarimin e pafajësisë në emër të tij.

    Më 16 korrik 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake ia kaloi dosjen e çështjes gjyqësore Trupit Gjykues II.

    Gjykimi filloi më 7 tetor 2021. Më 10 nëntor 2021, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) mbylli paraqitjen e provave të veta.

    Mbrojtja e Gucatit filloi paraqitjen e provave të veta më 3 dhjetor 2021, e ndjekur nga Mbrojtja e Haradinajt më 15 dhjetor 2021. Të dy ekipet e Mbrojtjes mbyllën paraqitjen e provave të tyre më 2 shkurt 2022.

    Procedura e paraqitjes së provave në këtë çështje u mbyll më 3 shkurt 2022.

    Gjatë 31 ditëve që zgjati gjykimi, ZPS-ja thirri katër dëshmitarë ndërsa të dy ekipet e Mbrojtjes u mbështetën në dëshmitë gojore të 10 dëshmitarëve dhe 18 deklaratave me shkrim të dëshmitarëve. 

    Deklaratat përmbyllëse u mbajtën nga data 14 deri më 17 mars 2022.

    Artikuj të ngjashëm

    Gucati tregon se në Gjykatën Speciale kanë ndryshuar për të keq rregullat

    Gucati: Sot në vend të shëndetit vendosa të jem në mbrojtje të UÇK-së

    Haga nuk e lejon nipin që ta takojë Rexhep Selimin

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.