Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Specialja nuk heton vet, nis t’ua marrë lëndët gjykatave të Kosovës

    24/04/2023 08:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zhvillime të papritura kanë ndodhur në Hagë, në Gjykatën Speciale atje ku Prokuroria i ka thënë urdhër një gjykate në Kosovë që t’ia transferojë lëndën për një të akuzuar për krime lufte.

    Specialja këtë vendim e arsyeton mbi faktin e një rregulloreje të cilës i referohet ajo, ku vetëshpallë “supremaci” mbi të gjitha gjykatat tjera në Kosovë.

    Shikoni se çka konkludon në një parashtresë ky institucion:

    KUJTON se në bazë të neneve 10 dhe 54 të Ligjit dhe rregullit 203 të Rregullores së Procedurave dhe dëshmitë para Dhomave të Specializuara të Kosovës (“Rregullat”):

    (a) Dhomat e Specializuara kanë përparësi ndaj të gjitha gjykatave të tjera në Kosovë brenda juridiksionit të saj;

    (b) Dhomat e Specializuara mund të urdhërojnë shtyrjen dhe transferimin e çdo procedure në Kosovë që kanë të bëjnë me çështjet nën juridiksionin e sajl;

    (c) çdo gjykatë apo prokuror në Kosovë që ka marrë një urdhër të DSK për shtyrje do t’i transferojë Prokurorit të Specializuar çdo dhe të gjitha dosjet që kanë të bëjnë me rastin e kërkuar pa vonesë; dhe

    (d) një urdhër nga DSK për shtyrje është përfundimtar dhe i detyrueshëm.

    Mbi këto vetëkonstatime, Specialja ka kërkuar që të transferohet lënda e një personi, emri i të cilit nuk është zbuluar.

    Nga tani e tutje, procedura ndaj të njëjtit do të vazhdojë në Gjykatën Speciale.

    Ky është një zhvillim i paprecedentë i cili pritet të shkaktojë diskutime në Kosovë, mbi ekzistencën e kësaj mundësie apo jo.

    Gjithashtu, mbetet të shihet se cili është i akuzuari i cili tanimë do të transferohet në Hagë.

    URDHËRON [REDAKTUAR] që:

    (a) SHTYJë dhe TRANSFERIM, pa vonesë, [REDAKTUAR] në Dhomat e Specializuara;

    (b) PEZULLOJ, pa vonesë, çdo procedurë në [REDAKTUAR], duke përfshirë [REDAKTUAR]; dhe

    (c) TRANSFEROJ, pa vonesë, çdo dhe të gjitha dosjet që kanë të bëjnë me [REDAKTUAR], duke përfshirë çdo rezultat të hetimeve dhe të gjitha procesverbalet gjyqësore, tek Prokurori i Specializuar.

    URDHËRON [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR] që të përmbahen nga zbulimi i ekzistencës së këtij urdhri ose përmbajtjes së tij, përveç atyre, përfshirja e të cilëve është rreptësisht e nevojshme për transferimin dhe pezullimin e [REDAKTUAR], si dhe për transferimin e të gjitha dosjeve që kanë të bëjnë me çështjen. /Lajmi.net

    Artikuj të ngjashëm

    Haga nuk e lejon nipin që ta takojë Rexhep Selimin

    Specialja merr vendim për kërkesën e Selimit lidhur me vizitat dhe komunikimin e tij në paraburgim

    Fillon konferenca e parë mbi ecurinë në çështjen gjyqësore ndaj Haxhi Shalës

    Të Fundit

    Gjermani: Mijëra punëtorë nuk e përballojnë jetesën vetëm me pagë 

    Analisti Shenoll Muharremi parashikon tronditje politike në zgjedhjet e mundshme të pranverës 2026

    Alarmi për bombë, Çollaku: Çdo gjë që mund ta vë në dyshim stabilitetin e Kosovës vjen nga Serbia

    Putin ndërpret takimin për t’iu përgjigjur telefonatës së Trumpit: Nuk mund ta lë të presë

    Pas përmbytjeve, paralajmërohen reshje të reja në Teksas

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.