Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Specialja i vazhdon sërish paraburgimin Thaçit

    16/06/2025 12:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj tjerë ndaj Hashim Thaçit në rastin ku bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, akuzohen për krime lufte.

    Vendimi është marrë më 11 qershor 2025 nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

    Prokuroria kishte pretenduar se Thaçi vazhdon të paraqesë rrezik për arratisje pasi ai është në dijeni për akuzat serioze të konfirmuara ndaj tij. Po ashtu, ata e mbështesin këtë argument me faktin çështja e Prokurorisë ka përfunduar dhe tashmë Thaçi ka njohuri të plotë edhe për provat që janë kundër tij.

    Prokuroria kishte pretenduar gjithashtu se së shpejti Thaçi do të ketë informacione të ndjeshme në lidhje me dëshmitarët dhe provat që do t’i paraqesë mbrojtja e viktimave. Veç kësaj, fakti që Thaçi ka aktakuzë për pengim të procedurave, sipas Prokurorisë, e rritë motivin e tij që ai të arratiset.

    Sipas Betimi për Drejtësi, mbrojtja e Thaçit e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq ka thënë se as gjykatësi i procedurës paraprake dhe as trupi gjykues nuk kanë konstatuar ndonjëherë se ka rrezik që Thaçi të arratiset nga drejtësia.

    Ndërsa, lidhur me këtë aspekt, trupi gjykues ka thënë se Prokuroria vazhdimisht po përsëritë argumente që janë shqyrtuar dhe refuzuar më parë.

    Kurse sa i përket argumentit të ri të Prokurorisë, që Thaçi do të ketë informacion të ndjeshëm për dëshmitarët e mbrojtjes së viktimave, trupi gjykues theksoi se nuk është argument bindës për të mbështetur pretendimet që Thaçi ka rrezik të arratiset.

    Sipas trupit gjykues, ky argument mund të ishte më i përshtatshëm të shqyrtohet tek pjesa e pengimit të procedurave.

    Si rrjedhojë, trupi gjykues ka thënë se nuk ka informacione të mjaftueshme që Thaçi mund të ikë nga drejtësia në këtë fazë të procedurës.

    Tek pika e pengimit të procedurave, Prokuroria kishte thënë se Thaçi paraqet një rrezik të tillë duke u bazuar në klimën e përgjithshme të ndërhyrjes ndaj dëshmitarëve në Kosovë, transmeton klankosova.tv.

    Veç kësaj, Prokuroria ka theksuar se përfundimi i çështjes së tyre e rrit rrezikun për pengim pasi që i akuzuari ka njohuri të plotë mbi çështjen dhe dëshmitarët mund t’i ekspozohen rreziqeve.

    “ZPS thekson gjithashtu se informacioni i ndjeshëm i është zbuluar mbrojtjes, përfshirë të akuzuarin, duke rritur rrezikun e ekspozimit ndaj publikut dhe duke dëmtuar mbrojtjen e dëshmitarëve në rast lirimi”, thuhet në vendim.

    Artikuj të ngjashëm

    Pula: Juridikisht jemi në luftë me Serbinë

    Pas vendimit të gjykatës për Gjikon, Elita reagon: “Sot mbyllet një plagë”

    Von der Leyen: Irani nuk është vend mik – raketat e prodhuara atje po godasin edhe Ukrainën

    Të Fundit

    Pula: Juridikisht jemi në luftë me Serbinë

    Pas vendimit të gjykatës për Gjikon, Elita reagon: “Sot mbyllet një plagë”

    Von der Leyen: Irani nuk është vend mik – raketat e prodhuara atje po godasin edhe Ukrainën

    Izraeli bombardon në transmetim live televizionin shtetëror iranian

    Tahiri për Kurtin: Hipokrizi, shkelësi i Kushtetutës kritikon shkeljet e saj – e mori në qafë Kosovën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.