Dr. Miranda Selmanaj – Rama
HIRSUTIZMI (qime të shtuara te tipit mashkullor tek femrat)
Hirsutizmi është një çrregullimi endokrin që vjen si pasojë e tepricës së androgjenëve dhe manifestohet me rritjen e tepërt të qimeve të errëta ose të trasha tek femrat.
Rritja e qimeve është e tipit mashkullor në ato vende ku tek femrat normalisht nuk ka rritje te qimeve, përkatësisht mbi buzë, mjekërr, fytyrë, gjoks, vijën e mesme te barkut dhe pjesën e mbrendshme të kofshëve.
Simptoma të tjera të zakonshme që lidhen me androgjenët e tepërta janë aknet, ҫregullimet menstruale dhe renja e flokve në pjesën e përparme të kokës.
Shkaktaret
Hirsutizmi është më së shpeshti për shkak të hiperprodhimit të androgjenëve, me origjinë ovariane ose mbiveshkore. Shkaktaret me të shpeshte janë:
-Sindromi i vezoreve policistike (PCOS),
-Hiperplazia mbiveshkore kongjenitale,
-Tumoret sekretues i androgjeneve në ovare ose në gjëndrat mbiveshkore, shumë rrallë,
-Sindroma Cushing, ,
-Hipertiroidizmi ose hipotiroidizmi është rrallë shkaktar i hirsutizmit të izoluar,
-Hiperprolaktinemia manifestohet rrallëherë me hirsutizëm,
-Disa medikamnete
-Hirsutizmi idiopatik (nuk dihet shkaktari)
-Si faktor rreziku janë: Obeziteti dhe historia familjare.
Vlerësimi i gjendjës: analizat laboratorike kryhet në fazën e hershme folikulare (dita e tretë deri në të gjashtën e ciklit, herët në mëngjes, esull) dhe pas ndërprerjes së kontraceptive oral për dy ose tre cikle,
Analizat laboratorike përfshin: testosteronin total, dehidroepiandrosteron sulfat (DHEAS), delta4-androstenedion (delta4A), hormonin luteinizues (LH), hormonin stimulues i folikulit (FSH), 17-hidroksiprogesteronin (17-OHP), globulinën lidhëse me hormonet steroide (SHBG).
Në rastin e çrregullimit të ciklit menstrual (amenorrhea, oligomenorrea), përfshihen hormoni stimulues i tiroides (TSH) dhe prolaktina (PRL).
Trajtimi
Humbja e peshës nëse jeni mbipeshë, mund të ndihmojë në balancimin e hormoneve
Depilimi me laser depilues
Trajtimi medikamentoz, marrja e barnave të përshkruara nga mjeku endokrinolog.