Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    “Spartanët” shqiptarë të Pragës sonte kërkojnë 3 pikë të reja në Champions League

    06/11/2024 18:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Tifozët e Arsenalit nuk do të mund të blejnë alkool në Milano pas një ndalese për pijet alkoolike që është vendosur në qytet përpara përballjes së tyre në Ligën e Kampionëve me Interin.

    Milano do të “zbrazët” përpara ndeshjes së mbrëmjes të së mërkurës në Ligën e Kampionëve. Shitjet e alkoolit do të jenë të kufizuara në disa nga zonat më të ngarkuara të qytetit, duke përfshirë qendrën turistike, e cila do të jetë pa alkool nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 8 të mbrëmjes. Alkooli nuk do të shitet në disa zona përreth për tërë ditën e mërkurë.

    Prefekti Claudio Sgaraglia shpalli këtë ndalesë në faqen e internetit të Qeverisë Italiane, konkretisht të qytetit të Milanit. Edhe bizneset që ofrojnë ushqim për të marrë me vete janë prekur – ato nuk mund të shesin alkool tifozëve në gota plastike ose prej qelqi.

    Ministria e Brendshme Italiane tha në një deklaratë:

    “Ndalimi […] është vendosur për të siguruar sigurinë e ngjarjes dhe për të parandaluar prishjen e rendit publik për shkak të abuzimit me alkoolin.”

    Tifozët e Arsenalit përjetuan një situatë të ngjashme kur udhëtuan në Bergamo në shtator për barazimin pa gola me Atalantën. Tifozët u ndaluan të konsumonin alkool në disa zona, edhe pse u vendosën disa vende të përcaktuara për pije nën kontrollin e policisë lokale. Në Milano, nuk është ofruar asnjë zgjidhje e tillë.

    “Gunners” pritet të jenë rreth 4,361, aq sa i janë lejuar biletat për ndeshjen në “San Siro”. Skuadra e Mikel Artetës ka filluar shkëlqyeshëm fushatën e tyre evropiane, duke mbledhur shtatë pikë nga tri ndeshjet e para, edhe pse Interi – që ka grumbulluar të njëjtin numër pikësh – paraqet një ndër ndeshjet e tyre më të vështirë në këtë fazë të lojës.

    Artikuj të ngjashëm

    Arsenali triumfon ndaj Fulham, Artetan e shqetëson lëndimi i Gabriel

    Ky është portieri më i ri i Arsenalit

    Të Fundit

    Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

    Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

    U pa në foto me armë, policia e arreston të dyshuarin në Shtime – i gjenden dy uniforma ushtarake

    Qytetari bën thirrjen publike për vajzën që iu mbulua

    Digjen rreth 2 hektarë grur në fshatin Drenoc të Malishevës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.