LajmeLufta në Iran
Spanja rihap ambasadën në Teheran
Ambasada e Spanjës në Teheran, e cila ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, pas luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin, është rihapur.Agjencitë iraniane të lajmeve raportuan se ambasada rifilloi punën e saj më 13 prill, për të mbështetur “ndërmjetësimin” pas një armëpushimi dyjavor, i cili hyri në fuqi më 8 prill.
Ambasadori spanjoll, i cili mbërriti në Iran një ditë më parë, tha se do të përpiqet “t’i mbështesë përpjekjet për paqe nga të gjitha palët”.Spanja e ka pozicionuar veten si një nga kritikët kryesorë perëndimorë të SHBA-së dhe Izraelit që nga fillimi i luftës më 28 shkurt.