Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Spanja ia mbanë anën Serbisë për Kosovën, Vuçiq e çon në qiell kryeministrin spanjoll

    29/07/2022 22:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez është duke qëndruar në Serbi për vizitë zyrtare.

    Në Beograd, ai është pritur për një takim nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin, sipas mediave serbe, e ka siguruar se Spanja e mbështet Serbinë kur bëhet fjalë për Kosovën.

    “Ne mbështesim Serbinë kur është fjala për Kosovën. Spanja ishte dhe do të jetë gjithmonë me Serbinë në mbrojtje të këtij parimi”, ka thënë Sanchez në një konferencë të përbashkët me Vuçiq.

    Sipas mediave serbe, Sanchez ka thënë se marrëdhëniet mes Spanjës e Serbinë janë të shkëlqyera, me synimin që shkëmbimi tregtar të arrijë në nivele tjera.

    Ai ka theksuar se në tetor në Beograd do të organizohet një forum biznesi i kompanive spanjolle dhe serbe dhe se qeveritë e të dy vendeve janë duke punuar për një marrëveshje dypalëshe ekonomike.

    Presidenti Vuçiq, në anën tjetër, ka thënë se Spanja është mike e sinqertë e Serbië si dhe një nga miqtë më ë mëdhenj në botë.

    Siç di Vuçiq kur i pëlqen ‘muhabeti’, edhe Sanchezit i ka bërë lajka.

    ”I dashur mik, të gjithë të duan në këtë vend, nuk do të gjesh një person të vetëm që nuk mendon kështu”, citohet Vuçiq nga mediat në Beograd.

    Sipas Vuçiq, Spanja e ka përkrahur përpjekjen për integrim të Serbisë në BE “pa gjetur qime në vezë”.

    Spanja është një prej pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Përkundër përpjekjeve diplomatike ndër vite, Spanja nuk është luhatur nga qëndrimet e saj për çështjen e Kosovës. 

    Artikuj të ngjashëm

    Sánchez në Tiranë, tregon përse Madridi s’e njeh pavarësinë e Kosovës

    Kryeministri spanjoll sot në Tiranë, Rama e pret me ceremoni shtetërore

    Kryeministri spanjoll nis turneun e vizitave në Ballkan, injoron Kosovën

    Të Fundit

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Sala Jashari i reagon ashpër Deharit: Interpretimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje është bërë “sipas dëshirës”

    Gruda, PDK: Avni Dehari e pranoi që në seancën konstituive nuk lejohen mocione procedurale

    Egli vishet me dimija e jelek, a bën për nuse në Pavlan?

    Dodik: Qëllimi ynë kombëtar është bashkimi me Serbinë 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.