Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë së Posaçme për të sekuestruar inceneratorin e Tiranës.
Përmes një postimi në Twitter Veliaj shprehet se “sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat të impiantit të mbetjeve të Tiranës si rezultat i hetimeve të SPAK është mëse i mirëpritur në rrugën e zbardhjes së veprimtarisë së paligjshme të kujtdo që ka abuzuar në dëm të interesit publik”.
Veliaj i është përgjigjur akuzave të opozitës për përfshirje në aferën e inceneratorit të Tiranës, ndërsa thekson se bashkia e Tiranës do të vazhdojë punën për një Tiranë, që sipas tij është sot pasqyrë pastërtie, raporton Euronews Albania.
“Histeria e portaleve te baltes tregon vetem qe baltaxhinjte e udhëhequr nga Non Gratat s’e kane marr vesh akoma qe jemi ne epoke tjetër! Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat te impiantit te mbetjeve te Tiranes si rezultat i hetimeve te SPAK eshte mese i mirëpritur ne rrugën e zbardhjes se veprimtarisë se paligjshme te kujtdo qe ka abuzuar ne dem te interesit publik”.
“Bashkia e Tiranës ndërkohe do te vazhdoje pa u ndalur punën për një Tirane qe sot është pasqyre pastërtie edhe si rezultat i transformimit te Sharres nga një kancer urban ne një fushe sanitare me standardet e duhura mjedisore. Koha punon për Tiranën dhe Shqipërinë Evropianë, jo per kandilet e Non Gratave qe do te shkojne drejt shuarjes”, shprehet Veliaj.