Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Spahiu: Qeveria ateiste e Kurtit nuk po dëshiron me e rindërtu Xhaminë e Ibrit

    01/07/2025 21:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka pretenduar se Qeveria Kurti, për të cilën thotë se në bindje fetare janë ateistë, nuk po dëshirojnë ta rindërtojnë Xhaminë e Ibrit.

    Sipas Spahiut, ndërtimi i kësaj xhamie është më e rëndësishme sesa vitalizimi i urës kryesore të Ibrit.

    “Xhamia e Ibrit në cepin verior të urës, e cila një qeveri ateiste e Albin Kurtit nuk po dëshiron me e rindërtu. Nëse qeveria e tij është ateiste… Sa prej ministrave janë besimtarë?”, deklaroi ai në ‘Pressing‘ të T7.

    Spahiu ka tërhequr një paralele, duke thënë se ishte Qeveria Kurti ajo që ishte zotuar për riparimin e dëmeve në Manastirin e Banjskës pas sulmit terrorist.

    “Shumica janë ateistë. Jo qeveritë ndërtojnë xhamia. Në Manastirin e Banjskës ky Çeku tha na e riparojmë. Ajo është një vlerë kulturore, xhamia 400 vjet ka ekzistu. Bashkësia Islame po ashtu nuk është e interesume se për arsye për mu shumë të dyshimta”, tha tutje analisti Spahiu.

    Ai tutje shtoi se është shkelje e të drejtave të njeriut që besimtarët përreth të mos kenë objekt kulti në atë zonë.

    Artikuj të ngjashëm

    E turpshme: Thyhet xhamia dhe vidhet arka në këtë fshat të Skenderajt-pamje

    Xhamia e Elbasanit fiton çmimin e parë ndërkombëtar për arkitekturën më të bukur fetare në botë

    Kryediplomati turk mbikëqyrë punimet për Xhaminë Qendrore

    Të Fundit

    Lavrov thotë se nuk është planifikuar asnjë takim mes Putinit dhe Zelenskyt

    Policia në Gjilan ndalojnë disa persona, konfiskojnë edhe armë e substanca narkotike

    Kryeziu: VV po i shantazhon dhe kërcënon gjyqtarët e PZAP-së duke i ekspozuar

    Bie numri i përfituesve të ndihmave sociale, Mitrovica e Vushtrria prijnë me më së shumti raste

    Rexhaj i VV-së ekspozon emrat e anëtarëve të PZAP-it: A po e njihni ndonjërin?

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.