Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Southgate: Italia është e jashtëzakonshme, por ne duam ta çojmë në fund misionin tonë

    10/07/2021 10:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Finalja e madhe e Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’ është afruar dhe ajo do të zhvillohet nesër (e diel) në Wembley.

    Dy Kombëtaret më të mira deri më tani në evropian, Italia dhe Anglia do ta diskutojnë finalen e madhe të kësaj gare të çmuar.

    Përballë njëra tjetrës janë dy Kombëtare të mëdha që i kanë dhënë shumë futbollit evropian dhe botëror, por që të dyja duan triumfin në Wembley.

    Trajneri i Anglisës, Gareth Southgate vlerëson maksimalisht Italinë, por thekson se dëshiron që ‘Tre Luanët’ të rrëmbejnë edhe trofeun të dielën në mbrëmje.

    “Italia është një skuadër shumë e mirë dhe fakti që ka luajtur 10 finale mes Europianit e Botërorit, e bën edhe më të jashtëzakonshme”.

    “Mancini ka bërë një punë të jashtëzakonshme, pasi jo vetëm që kanë fituar shumë ndeshje, por pësojnë edhe pak gola. Ne kemi detyrën ta çojmë deri në fund misionin tonë historik dhe do të përballojmë kundërshtarin me entuziazëm dhe shumë dëshirë për të bërë mirë”, deklaroi Southgate.

    Tutje tekniku anglez foli edhe për atmosferën e jashtëzakonshme që mbretëronte në Wembley gjatë sfidës gjysmëfinale, duke e cilësuar si ndjenjë speciale.

    “Të dëgjosh ‘Wembley’-n që ushton, por edhe gjithë vendin, është diçka e jashtëzakonshme. Nuk mund të isha më i lumtur, sesa të drejtoj përfaqësuesen e vendin tim dhe të provoj t’i bëj njerëzit të lumtur, në një moment të vështirë. Është një ndjesi vërtetë speciale”, deklaroi trajneri anglez.

    Artikuj të ngjashëm

    Anglia publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e marsit

    Të Fundit

    Osmani dekoron me medalje bashkatdhetarët në SHBA, që kontribuan për liri

    Durmishi me detaje për urat në Veri “minutë pas minute”: Në shtator do të kalojmë me vetura

    Franca njofton arritjen e “marrëveshjes historike”, Kaledonia e Re do të jetë shtet

    Blero përsëri i dashuruar?

    Serbi “frikacak”: Vuçiq s’i bëzan Trumpit, komenton Osmanin 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.