Sot varroset Arlind Kelmendi, i riu që vdiq dje si pasojë e një aksidenti të rëndë në Prizren, shkruan GazetaDemos.
Lajmin e ka bërë të ditur vëllau i tij, përmes një postimi në Facebook, i cili njoftoi se varrimi do të bëhet në ora 16:00 tek varrezat afër Spitalit.
I ndjeri vdiq në vendin e ngjarjes, ku ishte i ulur në karrigen e pasagjerit, ndërkaq që i lënduar ka mbetur edhe shoferi i veturës.